alketa dervishaj · May 3, 2026
Autore e tekstit: Alketa Dervishaj Zëri & video me AI. Punuar nga Alketa dervishaj Të gjitha të drejtat e rezervuara. Vjedhja, kopjimi, shpërndarja apo përdorimi i këtij materiali për qëllime përfitimi ose komerciale dënohet sipas nenit 147 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dhe Ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Të zgjodha për zemrën Kam kaq vite që të dua, dhe pse ke pikëpyetje plot. T’i rreshtojmë një nga një, grindjet tona janë kot. S’u mërzite asnjëherë me ulje-ngritjet e mia. Kur jeta hidhte stuhi, për mua ishe qetësia. S’të zgjodha nga pamja, as nga ç’thotë bota. Të zgjodha për zemrën e bardhë si bora. As me fjalë, as me vepra, s’i ndryshove rolet kurrë. Unë pranë teje ndihem femër, ti pranë meje ndihesh burrë. Jam si valë që përkëdhelem, je si shkëmbi që më mban. Nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin, dorë për dore fatin ndajmë. #tezgjodhaperzemren #alketadervishaj #kengeshqip